Brenda muajit mbesin pa kulm mbi kokë

  • 14 February 2016 - 16:20
Brenda muajit mbesin pa kulm mbi kokë

Në çdo kënd të shtëpisë familjarët vendosin enë për të grumbulluar pikat që pikojnë në shtëpi

Familja treanëtarëshe e Musë Brahimit aktualisht jeton në një shtëpi që nuk i përmbush as kushtet elementare për jetë, por së shpejti mund të mbetet edhe më keq, fare pa shtëpi, sepse pronari i ri i saj ka kërkuar që brenda një apo dy muajsh t’ia lirojë atë

Pasojat e rënda të luftës, edhe pse nga përfundimi i saj kanë kaluar më shumë se 16 vjet e gjysmë, vazhdojnë të ndihen kudo në Kosovë. Me mjaft probleme po ballafaqohen edhe ata të cilëve armiku ua kishte kallur shtëpitë, e që në ndërkohë nuk ia kanë dalë të riparojnë ato shtëpi apo të ndërtojnë ndonjë tjetër. Ato familje vazhdojnë të heqin të zitë e ullirit dhe, me të drejtë, ia përtojnë stinës së dimrit. Në situatë të tillë është edhe familje treanëtarëshe e Musë Brahimit nga Gjakova. Ajo tash e 15 vjet jeton në një shtëpi që nuk është e tyre dhe e cila nuk e përmbush gati asnjë kriter për t’u konsideruar shtëpi. Vetëm mure e pullaz dhe atë pullaz shumë të dëmtuar nuk mjaftojnë që ajo të konsiderohet shtëpi banimi. Jo, jo, nuk po e teprojmë, sepse mu kështu është. Nuk i harruam dyert e dritaret, por nuk i përmendëm pasi në këtë “shtëpi” ekzistojnë vetëm hapësirat për dyer e dritare, por nuk ka as dyer e as dritare!

As gjumi nuk bëhet si gjumë

Në vend të dritareve është vendosur plastmasa, ndërsa dera është improvizuar! Çatia paraqet tregim në vete. Në kohën kur e vizituam këtë familje, sa kishte filluar të shkrihet ajo shtresë e hollë e borës që ishte mbi pullaz, dhe ç’të shohësh. Brenda shtëpisë kishim përshtypjen se pikonte më shumë se që pikonin strehët jashtë saj! “Kështu është gjithnjë, e posaçërisht kur bie shi. Këtë që po e shihni sot, nuk është “lule e dritë”(!), sepse bora është duke u shkrirë ngadalë, por kur ka rrebesh shiu nuk ke çka sheh. Gati në çdo kënd të shtëpisë duhet të vendosim enë për të grumbulluar pikën, por edhe kjo nuk na ndihmon aq shumë” ankohej Musë Brahimi, një burrë 64-vjeçar, i cili në këtë “shtëpi” jeton me bashkëshorten Nazmijen dhe djalin e vetëm, Gazmendin. Këto pamje domosdo të nxisin të mendosh se si mund të jetohet në këto kushte(?), nëse kësaj fare mund t’i thuhet jetë?! “Jo bre djali jem, nuk është kjo jetë, ky është mund i vazhdueshëm. Unë me këto vështirësi përballem çdo ditë, çdo orë çdo minutë.  ..(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)