Plagoset me armë një shqiptar në Itali për "larje hesapesh"

  • 14 February 2016 - 16:53
Plagoset me armë një shqiptar në Itali për

Një 29-vjeçar shqiptar, është plagosur rëndë mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Astit, në Itali.

Sipas policisë italiane, ai është qëlluar me armë zjarri nga disa shqiptarë të tjerë dhe supozohet se shkak i kësaj ngjarje është “një larje hesapesh mes tyre”.

Shqiptari 29-vjeçar ndodhej vetëm prej pak ditësh në Itali. Pas plagosjes ai i është nënshtruar një operacioni delikat në spitalin e Astit dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Mediet italiane shkruajnë se shqiptari është në rrezik për jetën. 

(Kosova Sot)