“Vetëvendosje” gati për protestë

  • 14 February 2016 - 17:00
“Vetëvendosje” gati për protestë

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje duket se janë në përfundim të përgaditjeve për 17 Shkurtin, ditën kur do të protestojnë në sheshet e Prishtinës.

“Poshtë Zajednica”, “Duam shtet me sovranitet” dhe “Republika është Res publica”, janë parullat që kanë përgatitur aktivistët e LVV-së, të cilat do t’i përdorin në ditën e Pavarësisë, kur edhe do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë, për siç kanë thënë ata, dorëheqjen e kësaj qeverie.

Anëtarë të LVV-së, sot kanë lëshuar disa fotografi në rrjetin social facebook, në të cilat shihen aktivistët duke u bërë gati për protestë.

Protesta e tre partive opozitare, që kërkesë ka shkarkimin e Qeverisë Mustafa-Thaçi, do të mbahet ditën e mërkurë, 17 Shkurt, prej orës 14:0

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje duket se janë në përfundim të përgaditjeve për 17 Shkurtin, ditën kur do të protestojnë në sheshet e Prishtinës.

“Poshtë Zajednica”, “Duam shtet me sovranitet” dhe “Republika është Res publica”, janë parullat që kanë përgatitur aktivistët e LVV-së, të cilat do t’i përdorin në ditën e Pavarësisë, kur edhe do të protestojnë para ndërtesës së Qeverisë, për siç kanë thënë ata, dorëheqjen e kësaj qeverie.

Anëtarë të LVV-së, sot kanë lëshuar disa fotografi në rrjetin social facebook, në të cilat shihen aktivistët duke u bërë gati për protestë.

Protesta e tre partive opozitare, që kërkesë ka shkarkimin e Qeverisë Mustafa-Thaçi, do të mbahet ditën e mërkurë, 17 Shkurt, prej orës 14:00. 

(Kosova Sot)