Skandali i ARKEP-it, edhe 100 mijë numra për kompaninë e Devollit

  • 23 May 2015 - 08:09
Skandali i ARKEP-it, edhe 100 mijë numra për kompaninë e Devollit

Bordi pa mandate merr vendime të paligjshme

'Z-Mobile' përfiton në kurriz të operatorit publik 

Burime nga PTK-ja njoftojnë se Bordi i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike e Postare (AKREP), të cilit i ka skaduar mandati, ka vendosur ta shpërblejë edhe me 100.000 numra operatorin virtualë të telefonisë mobile "Z Mobile". Një vendim për ndarjen e numrave është marrë qysh vitin e kaluar, por kjo është anuluar pas raportimeve në media dhe reagimeve të shumta së po favorizohet kompania "Devolli", pronare e "Z-Mobile", duke e dëmtuar rëndë operatorin publik "Vala". Mësohet se në kërkesën e AKREP-it, drejtuar PTK-së, kjo e fundit urdhërohet që t'i lëshojë në dispozicion të kompanisë 'Z Mobile' edhe 100.000 numra të tjerë që fillojnë me nr. 0457XXXXX. Kompania "ZMobile" ka në shfrytëzim 200.000 numra që fillojnë me (5) 0455xxxx dhe (6) 0456xxxxx. E gjithë infrastruktura, e cila shfrytëzohet nga operatori virtual "Z-Mobile" që është pronësi e Blerim dhe Shkëlqim Devollit është e operatorit "Vala"...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)