Fshati ku edhe të vdekurit mund të bien në lumë (Video)

  • 14 February 2016 - 20:10
Fshati ku edhe të vdekurit mund të bien në lumë (Video)

Në fshatin Fan të Mirditës mungon infrastruktura më minimale e mundshme.

Fshati me rreth tri mijë banorë nuk ka një urë të mirëfilltë mbi lumë, për vetëm një sajesë prej dërrasash dhe litarësh e cila mund të rrëzohet nga momenti në moment.

Një turp i paprecedent për autoritetet, të cilat i kane lënë banorët të torturohen edhe në raste vdekjesh, me frikën se i ndjeri mund të bjerë në lumë sikurse tregon edhe kjo video e publikuar nga portali “Jeta osh qef”.