Një kg kokainë gati për shitje, pranga shqiptarit

  • 14 February 2016 - 20:12
Një kg kokainë gati për shitje, pranga shqiptarit

Një shqiptar u arrestua në Itali, pasi akuzohet për shpërndarje të drogës, të llojit kokainë. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin shqiptar, E. Shehaj, i cili ka përfunduar në prangat e policisë italiane. Shehaj është arrestuar në qytezën Nereto.

Gjithçka nisi pas policia kontrolloi banesat e marra me qira nga të huajt në këtë zonë. Por pas kontrollit të shtëpisë së 26-vjeçarit u gjetën 55 gramë kokainë, e bërë gati për shitje.

I riu shqiptar ishte me dokumente të rregullta, por i papunë. Sipas hetuesve ai ishte shpërndarësi kryesor në zonë e lënda narkotike çohej në lokalet e natës. Tani autoritetet italiane po kërkojë të gjejnë se kush fshihet pas 26-vjeçarit për të gjetur për pas burimin se nga vinte droga.