U varros Ilaz Kurteshi

  • 14 February 2016 - 20:36
U varros Ilaz Kurteshi

Sot në fshatin Lubinjë e Poshtme u varros Iljaz Kurteshi, ish kryetar i Kuvendit të Jugosllavisë dhe hartues i Kushtetutës së vitit 1974.

Në këtë ceremoni morën pjesë qindra pjesëmarrës. Në mesin e tyre, ministri Ferid Agani, kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Hivzi Islami e të tjerë.

Për të ndjerin u tha se ka mbrojtur popullin shqiptar të Kosovës,transmeton Botapress.

Në këtë ceremoni mortore u vu edhe një kurorë në emër të familjes së presidentit Rugova, të cilën e vuri Astrit Haraqija, ish ministër i Kulturës së Kosovës.