Dhjetë vendet më të pasura në botë

  • 14 February 2016 - 20:51
Dhjetë vendet më të pasura në botë

Megjithëse rritja ekonomike është ngadalësuar thuajse në tërë botën, kjo nuk d.m.th. se më nuk ka vende të pasura

Gazeta Kosova Sot Online ua sjell dhjetë vendet më të pasura në botë, listë e cila është përpiluar në bazë të GDP-në për kokë banori

1. Katari

Në bazë të GDP-së për kokë banori, nuk ka dyshim se Katari është vendi më i pasur në botë. Vlera e GDP-së së tij për kokë banori ka arritur shifrën mahnitëse prej 146.011 dollarësh në vitin 2015, shifër që është më shumë se 50% më e lartë sesa ajo e vendit të dytë në listë, Luksemburgut. Paratë vijnë nga shitja e naftës dhe gazit.

Image

2. Luksemburgu

I njohur për stabilitetin e tij, inflacionin dhe papunësinë e ulët, Luksemburgu është duke shënuar një zhvillim të tillë ekonomik, i cili është tepër i rrallë në mesin e vendeve të industrializuara dhe demokratike. Ky shtet e ka shumë të zhvilluar sektorin e tij industrial.    

Image

3. Singapori

Kur ekonomia e një vendi njihet për atë se e dhënë pas një tregtie të hapur, për sjellje pro biznesit, për mungesë të korrupsionit dhe për tatime të ulëta, atëherë suksesi vjen vetvetiu. E kemi fjalën për Singaporin, i cili gjendet në vendin e tretë sa i përket GDP-së për kokë banori, me 84,821 dollarë, transmeton Gazeta Kosova Sot Online.

Image

4. Brunei

Mund ta vëreni një trend këtu: vendet e vogla, prodhuese të naftës, janë të prira që të zënë vende të larta në listën e vendeve me GDP të lartë për kokë banori. Për këtë shkak, nuk duhet të na befasojë fakti që Brunei, një shtet i vogël në ishullin Borneo, ka zënë vendin e katërt në listën e dhjetë vendeve më të pasura në botë, me një GDP për kokë banori prej 80,335 dollarësh.

Image

5. Kuvajti

Kuvajti e ka valutën me vlerën më të madhe në botë – dinarin kuvajtian (KWD). Vlera e një dinari të Kuvajtit është 3.2868 dollarë. Ky vend ka rreth 10% të rezervave të naftës në botë, gjë që nuk është edhe aq mirë tani kur çmimi i naftës ka rënë përtokë. Përkundër kësaj, Kuvajti vazhdon që ta ketë një GDP për kokë banori prej 71,600 dollarësh.

Image

6. Norvegjia

A nuk është mirë që, njëri ndër vendet me peizazhet më të mira në botë, të jetë në të njëjtën kohë edhe vendi më i pasur në botë. Vlera e GDP-së norvegjeze për kokë banori është 67,619 dollarë. Edhe Norvegjia është duke vuajtur nga çmimet e ulëta të naftës, por është duke u munduar që ta kompensojë këtë me uljen e taksave.

Image

7. Emiratet e bashkuara arabe - EBA

Me gjithë rënien e çmimit të naftës, EBA ia doli që ta ruante pozitën e saj si njëri ndër vendet më të pasura në botë, me një GDP për kokë banori prej 67,201 dollarësh. Ky vend ia ka dalë që 70% të të ardhurave të veta t’i sigurojë nga burimet që nuk kanë të bëjnë me naftën, transmeton Gazeta Kosova Sot Online.

Image

8. Hong Kongu

Derisa rritja ekonomike e Kinës është duke u ngadalësuar, ka shqetësime se kjo mund të ndikojë edhe te Hong Kongu, për shkak të lidhjeve të tij me ekonomikë kineze. Por, tani për tani Hong Kongu gjendet në një situatë të mirë, me GDP për kokë banori prej 57,676 dollarësh.

Image

9. SHBA-ja

Për një vend i cili e ka shpikur thënien “ëndrra amerikane”, pozita e nëntë e SHBA-së në këtë listë mund të duket zhgënjyese, por duke pasur parasysh madhësinë (sipërfaqen) e këtij vendi, edhe kjo është një e arritur e madhe. Në vitin 2015 GDP-ja e SHBA-së për kokë banori ishte 57,045 dollarë, gjë që sugjeron se ekonomia e SHBA-së ka arritur një përparim solid në aspektin e rimëkëmbjes ekonomike pas Recesionit të Madh.

Image

10. Zvicra

E vendosur në qendër të Evropës, Zvicra gjithmonë ka qenë njëri ndër vendet më të mira për të jetuar. Sektori i saj i fuqishëm financiar dhe financat e fuqishme publike i ndihmuan asaj që të gjendet në këtë listë, prej dhjetë vendeve më të pasura në botë, me një GDP për kokë banori prej 56,815 dollarësh.

Image

(Kosova Sot)