Ja si u shmang vrasja e sigurtë në Lezhë

  • 14 February 2016 - 21:27
Ja si u shmang vrasja e sigurtë në Lezhë

Policia ka parandaluar një vrasje që mund të ndodhte për shkak të një konflikti pronësie. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kodhel të Lezhës ku është arrestuar në flagrancë një 56­vjeçar.

Ernest Ndreca u kap me një pushkë model 63 dhe me dy karikatorë me nga 20 fishekë. Ndreca kishte kërcënuar me jetë bashkëfshatarin e tij K.H., i cili ka denoncuar më pas ngjarjen në polici.

Sipas policisë, Ndreca kishte konflikt pronësie me bashkëfshatarin e tij dhe e kishte kanosur me jetë. Kjo bëri që policia të merrte masa të shpejta që çuan dhe në arrestimin e tij. Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke, ku të dy këta persona kishin pretendime pronësie, transmeton Panorama.

LEXO EDHE​Banorët e Shalës ecin 2 kilometra për të siguruar ujin e pijes

Pas një debati të ashpër, Ndreca ka kërcënuar K.H., se do ta vriste pasi toka ishte e tij. Përveç armës së zjarrit pushkë model 63, policia ka gjetur në banesën e 56­vjeçarit dhe 66 fishekësh model 56 si dhe një arme gjahu, tip çifte, me leje.