Papa Françesku me veshje meksikane

  • 14 February 2016 - 22:18
Papa Françesku me veshje meksikane

Papa Françesku u takua me peshkopët meksikanë, të cilëve u kërkoi të bëjnë më shumë në luftën kundër trafikut të drogës dhe korrupsionit, fenomene këto që ai i cilësoi një kancer për vendin.

Kreu i selisë së shenjtë u takua me presidentin Enriko Pena Nieto dhe zonjën e tij të parë Anxhelika Rivera.

Në kryqendrën e Meksikës u zhvilluan performanca të ndryshme tradicionale nga kërcimtarët folklorikë dhe muzikantët mariaçi.

Papa u shfaq si gjithmonë i thjeshtë dhe popullor, duke mos nguruar të mbante mbi kokë sombreron, kapelen e famshme meksikane.

 Kreu i Kishës Katolike do të vizitojë disa nga vatrat më të varfra të Meksikës, përfshirë edhe qytetin famëkeq të krimit, Ciudad Juarez.