Nikoliq: Nëse Kosova është kusht, nuk kanë nevojë të na pranojë në BE

  • 14 February 2016 - 22:57
Nikoliq: Nëse Kosova është kusht, nuk kanë nevojë të na pranojë në BE
Shpreson që njohja e Kosovës asnjëherë nukdo të jetë kusht për hyrjen e Serbinë në BE, mirëpo nëse ky do të jetë kusht përanëtarësimin tonë në Bashkim, nuk kanë nevojë të na pranojnë. Kështu kadeklaruar presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

“Dëgjojmë garanci nga Evropa se ajo(Kosova) nuk do të jetë kusht. Nëse kjo është kusht për anëtarësimin tonë nëBE, nuk kanë nevojë të na pranojnë, ose ne të pakten do duhet ta ndryshojmë shtetinnë 34 kapituj. Mirëpo, nëse në secilin kapitull do të jetë kusht që ajo e kjo tëzgjidhen në pajtim me Kushtetutën e Prishtinës dhe legjislacionin e tyre, atëherëdo të jetë shumë e vështirë të menaxhohen të gjithë kapitujt”, ka thënë Nikoliqnë një intervistë për “Danas”.

Sipas tij, BE-ja, si në rastin e krizës sërefugjatëve, tregon se sa e brishtë është edhe në terrenin e raporteve ndërmjetSerbisë dhe Kosovës (Nikoliq i referohet Prishtinë).

“Nga njëra anë po tregohet ndikim i jashtëzakonshëmndaj Serbisë, kurse nga ana tjetër pafuqia ndaj kërkesave të Prishtinës, dhekjo është ajo që me çuditë dhe brengosë”, ka thënë tutje ai.

Nikoliq ka theksuar se “nuk e dimë se sipraktikisht është menduar kapitulli 35, por as se si do të duket mbyllja ligjërishte këtij kapitulli me marrëveshje të obligueshme me Kosovën”.

“Këtë nuk e kam parë në draft, e as që kam dëgjuargjatë bisedave me komisionerët, të cilët kanë folur se kjo neve na pret dhe sepër këtë duhet të jemi të përgatitur dhe se Evropa nuk mund të heqë dorë ngakjo, sepse është kërkesë e Gjermanisë”, ka thënë Nikoliq.