Palestinezët, dy ditë kohë të çmallen me të afërmit e tyre

  • 14 February 2016 - 23:55
Palestinezët, dy ditë kohë të çmallen me të afërmit e tyre

Lot gëzimi e mallëngjimi janë derdhur në pikën kufitare Rafah mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës, ku shumë familjarë e kanë shfrytëzuar hapjen e kësaj pike kufitare për t’u takuar me familjarët e tyre. Hapja e kësaj pike kufitare, që njëherësh është porta e vetme e Gazës për kontakt me botën e jashtme, ku nuk ka kontroll ‘dora’ e Izraelit, ka ngjarë për herë të parë në vitin 2016.

Pritet të kalojnë qindra njerëz

Grupi militant islamik ‘Hamas’, që sundon në Gaza, ka bërë të ditur që pika kufitare do të mbetet e hapur për dy ditë, kohë gjatë të cilës pritet që nëpër të të kalojnë qindra njerëz.

Egjipti dhe Izraeli kishin imponuar bllokadë në Gaza në vitin 2007, pasi që ‘Hamasi’ kishte pushtuar territorin nga forcat besnike të presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, që kishte edhe mbështetjen e Perëndimit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kritikohet qëndrimi izraelit

Egjipti e hap kufirin herë pas here derisa në kushte numrave lejohet vetëm futja e ndihmave humanitare. Izraeli thotë që bllokada është e nevojshme për ta parandaluar ‘Hamasin’ nga importimi i armëve dhe pajisjeve të tjera, që do të mund të përdoreshin për qëllime ushtarake, mirëpo ky qëndrim i izraelitëve tash e një kohë të gjatë po kritikohet në masë të madhe nga ata që pretendojnë se ky është një dënim kolektiv për 1.8 milion banorët e Gazës.

(Kosova Sot)