Luta zyrtarizon kandidaturën për kryetar të LDK-së

  • 23 May 2015 - 10:16
Luta zyrtarizon kandidaturën për kryetar të LDK-së

Lutfi Haziri, kryetar i LDK-së në Gjilan dhe kryetar aktual i Komunës së Gjilanit, ka vendosur t’i jap fund dilemave dhe ka vendosur të futet në garën për kryetar të LDK-së.

“Kysmet po. Do ta shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së, të partisë së Rugovës”, ka thënë Haziri për xlpress.tv.

Ai ka bërë të ditur se kandidatura e tij, është rrezultat i presionit të vazhdueshëm i anëtarësisë së gjerë të Anamoravës dhe rugovistëve të përbetuar anembanë Kosovës, që të nisë garën për kryetar të LDK-së.

Vetëm pak ditë pasi ai kishte kërkuar që kryetari i LDK-së duhet të zgjidhet me “marrëveshje politike”, Luta i futet garës për kryetar të LDK-së, duke e bërë kështu garën për timonin e LDK-së me epilog të paparashikuar.