Vodhën dhe vranë gruan, arrestohen dy persona

  • 23 May 2015 - 11:41
Vodhën dhe vranë gruan, arrestohen dy persona

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy të rinj, të dyshuar si autorë të një vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen e një të moshuare.

Ngjarja ka ndodhur me datë 25.02.2015, ndërsa janë arrestuar Erando Qatipi 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Gjoana Hila, (mbesa e viktimës), 32 vjeç, banuese në Tiranë.

“Pas një pune të mirfilltë hetimore dhe profesionale të bërë nga Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër , në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër , u bë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datën 25.02.2015 në qytetin e Shkodër që bën fjalë për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen.Si rezultat i kësaj pune , më datë 22.05.2015, u bë ekzekutimi i Urdhërave të ndalimit të lëshuara nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër për shtetasit Erando Qatipi dhe Gjoana Hila”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Ora.

Sipas bluve, nga veprimet hetimore të Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër ka rezultuar se të arrestuarit janë autorë të dyshuar të vjedhjes me dhunë me pasojë vdekjen e shtetases A. H.

Në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë vjedhur viktimes A. H, disa bizhuteri floriri, dy unaza, një orë floriri dhe një shumë të hollash (lekë).