Beg Rizaj varroset në Gllogjan, ja agjenda e varrimit

  • 23 May 2015 - 11:46
Beg Rizaj varroset në Gllogjan, ja agjenda e varrimit

Edhe Këshilli Organizativ për organizimin e ceremonisë së varrimit të eprorit Rizaj, pas një takimi të mbajtur sot,ka konfirmuar se varrimi i heroit të Betejës së Kumanovës, Beg Rizaj do të bëhet në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan të Deçanit.

Sipas njoftimit, varrimi i Rizajt në Gllogjan bëhet nesër dhe ka ardhur me vullnetin dhe vendimin e familjes dhe bashkëluftëtarëve nga Njësia “Shqiponjat e Zeza”.

Ndryshe, Beg Rizaj ka qenë epror i Njësisë Speciale “Shqiponjat e Zeza” të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit, njëherësh një nga luftëtarët dhe eprorët më të dalluar të tri ushtrive çlirimtare,

Agjenda e ceremonisë së varrimit:

Ora 12:00 – 13:30 – bëhen homazhe pranë arkivolit në hollin e Pallatit të Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan.

14:00 – Tubimi mortor në Sheshin e Deçanit.

15:00 – Nisja e kortezhit funeral nga Qendra e Deçanit për në Kompleksin Memorial në Gllogjan.

16:00 – Ceremonia e varrimit në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan. (Kosova Sot)

Image