Pritet Luftë Ballkanike, Rusia nuk do të qëndrojë indiferente

  • 23 May 2015 - 12:01
Pritet Luftë Ballkanike, Rusia nuk do të qëndrojë indiferente

Mediat greke sulmojnë sërish Shqipërinë dhe kryeministrin e saj, Edi Rama. "Cilët dhe pse po ndezin tani zjarrin në kufi?", është titulli i revistës greke"EPIKAIRA", në numrin e së mërkurës.

Revista hap panik duke thënë se pritet një luftë Ballkanike ku sipas saj, Rusia nuk do të qëndrojë indiferente.

Në faqet e brendshme ajo e paraqet Ramën me shprehje luftarake në fytyrë poshtë një harte të Shqipërisë.

"Guximi i shqiptarëve i ka tejkaluar kufijtë. Sipas burimeve të besueshme, Tirana ka mbajtur qëndrime të forta nëpërmjet ambasadorit grek në kryeqytetin shqiptar dhjetë ditë më parë, ku ka kërkuar modifikim në sondazhin për hidrokarburet në detin Jon. Pse qeveria Edi Ramavazhdon me një lëvizje të tillë agresive, duke e ditur mirë se sa herë e kanë bërë diçka të tillë në të shkuarën kanë dalë të hubur", shkruan revista.

Më herët revista greke "Bilanci ushtarak dhe gjeopolitika", i kushtonte 10 faqe marrëveshjes së kufirit ujor midis Shqipërisë dhe Greqisë. Madje revista thotë që në rast të mosfunksionimit të marrëveshjes së Greqisë me EEZ për nxjerrjen e gazit dhe naftës, mund të kalohet në një konflikt ushtarak mes Greqisë dhe Shqipërisë, përcjell Albeu.

Autori është i bindur se edhe pse Greqia ka një potencial ushtarak më të madh se Shqipëria, Turqia nuk do të qëndronte duarkryq.

Image