Shikoni se sa ka pasuri Azem Syla, i cili po kërkohet nga Policia dhe EULEXI

  • 27 April 2016 - 10:25
Shikoni se sa ka pasuri Azem Syla, i cili po kërkohet nga Policia dhe EULEXI

Policia është në kërkim të deputetit të PDK-së, Azem Syla. Mediat kanë raportuar se ai dyshohet si i përfshirë në krim të organizuar – shpërlaje parash.

Hetimet për Sylën kanë të bëjnë me dyshimet se ai është pjesë e grupit kriminal, i cili tjetërsoi prona shoqërore në zonat kadastrale përreth Veternikut dhe Çagllavicës.

Por nëse shikoni deklarimet e tij, shihet se Syla ka një pasuri modeste.

Në deklarimin që ka bërë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, për vitin 2015 deputeti i PDK-së, siç raporton Magazina.al, ka ofruar këto të dhëna:

Shtëpi me hapësirë 140.00 m2 me vlerë 70 mijë euro

Banesë me hapësirë 110.00 metra katrorë në vlerë  50 mijë euro

Tokë 1 hektarë, vlera 50 mijë euro

Një makinë me vlerë 30 mijë euro

Paga vjetore si deputet i Kuvendit të Kosovës, 17. 474.00 euro.

(Kosova Sot)