Hertica: Mimoza Kusari do ta lëpinte çdo pjatë që i ofrohet, do të shkonte edhe me 'Srpskën'

  • 27 April 2016 - 17:36
Hertica: Mimoza Kusari do ta lëpinte çdo pjatë që i ofrohet, do të shkonte edhe me 'Srpskën'

Analisti politik Ali Hertica, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, thotë se nisma e re politike në Kosovë, me emra të konsumuar, nuk është inkurajuese.

"Partia e re me emra të vjetër nuk është asgjë tjetër, vetëm sikur bora që i mbulon mbeturinat dhe nuk dihet fare çfarë ka përfundi, por kur vjen një rreze dielli dalin dhe zbulohen që të gjitha ato mbeturina”, tha Hertica.

Sipas tij, dalja në skenë e një subjekti të tillë me fytyra të konsumuara është një shëmtim i skenës politike dhe vlerave të mirëfillta intelektuale.

"Mimoza Kusari dhe emrat e tjerë janë fytyra të njohura e lakmitare për ta lëpirë çdo pjatë që u ofrohet, që për karrierë dhe interes do të shkonin edhe me Listën Serbe", theksoi analisti Hertica.

(Kosova Sot)