Djaloshi i mrekullive, që i shpëtoi dy tërmeteve, feston ditëlindjen e parë

  • 28 April 2016 - 20:41
Djaloshi i mrekullive, që i shpëtoi dy tërmeteve, feston ditëlindjen e parë

Nishan Naoki u lind dy javë pasi shtëpia e Dolma-s ishte rrëzuar mbi të dhe të birin e saj.
 "Isha aq e shqetësuar për foshnjën, saqë nuk brengosesha aspak për vete, ndonëse kisha plagë gjithandej dhe kisha telashe me frymëmarrjen", u shpreh Dolma Bomjan Tamang, raporotn Gazeta Kosova Sot

Dolma Bomjan Tamang e mban të birin e saj në krahë, duke qeshur me krenari. Pas pak ditësh ai do ta festojë ditëlindjen e tij të parë - ditëlindje të cilën nëna e tij nuk kishte besuar se do ta mbërrinte as ajo, e as i biri i saj. Nishan Naoki ishte lindur dy javë pasi shtëpia e Dolma-s ishte rrëzuar mbi të dhe të birin e saj, që ende nuk kishte ardhur në jetë. Shtëpia ishte rrëzuar si pasojë e tërmetit që kishte tronditur Nepalin më 25 prill, duke ua marrë jetën afro 9000 njerëzve, përfshirë këtu edhe 160 nga fshati i saj. Pastaj, disa ditë pas ardhjes së tij dramatike në jetë, ai kishte përjetuar një dridhje tjetër të frikshme. "Teksa qëndroja shtrirë, e kurthuar, e ndjeja që nuk do të mbijetoja", ka thënë ajo, teksa ka kujtuar momentet nga tërmeti i parë që e kishte goditur Nepalin, kohë kur ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë. "Mendoja se do të vdisja, mirëpo shpresoja që mund të largohesha. Tërmeti kishte rrëzuar shumë shtëpi dhe shumë njerëz në fshatin tonë e kishin humbur jetën. Isha aq e shqetësuar për foshnjën, saqë nuk brengosesha aspak për vete, ndonëse kisha plagë gjithandej dhe kisha telashe me frymëmarrje". "E ndjeja që nuk do t'i mbijetoja lindjes së foshnjës sime" Dolma dhe bashkëshorti i saj ishin nxjerrë të gjallë nga rrënojat e shtëpisë së tyre.

Pas daljes nga rrënojat, Dolma kishte përjetuat tmerrin gjatë kohës kur i gjithë fshati ishte në gjendje kaosi, pasi të gjithë mundoheshin ta shpë- tonin njëri-tjetrin. Pastaj, më pak se tri javë më vonë, Dolma kishte shkuar për të lindur. Mirëpo, qendra shëndetësore ishte shkatërruar dhe si rrjedhojë edhe nëna edhe foshnja që nuk ishte lindur ende, ishin në rrezik të madh. "Patëm shkuar në qendrën shëndetësore lokale, mirëpo ajo ishte e shkatërruar. E dinim që nuk do të mund të shkoja deri në fshatin tjetër më të afërm. E ndjeja që nuk do t'i mbijetoja lindjes së foshnjës sime", ka thënë ajo. Mirëpo, Dolma atë ditë ajo kishte pasur një engjëll mbrojtës - një punëtor të Kryqit të Kuq nga Japonia, i cili e kishte parë atë teksa ballafaqohej me telashet e shumta në mes të rrugës dhe e kishte dërguar në një spital, që gjendej rreth 90 minuta larg. Foshnja kishte ardhur në jetë pak kohë më pas dhe si shenjë falënderimi gruaja e kishte emëruar të birin e saj me emrin e engjëllit që ia kishte shpëtuar jetën - Nishan Naoki. Fati ka filluar buzëqeshë Dolma-s Mirëpo, jo gjithçka kishte përfunduar për familjen tre anëtarëshe: më 12 maj, vendlindja e tyre ishte goditur nga një tjetër tërmet. "Bashkëshorti im kishte shkuar në fshat për t'u marrë me disa punë, ndërsa unë isha në ahur, aty ku kishim qëndruar që prej momentit kur na ishte rrëzuar shtëpia. Papritmas, ahuri pati filluar të lëkundej.

E pata marrë tim bir dhe pata dalë jashtë. Siç edhe e kisha menduar, ahuri u pat rrëzuar pak kohë pasi pata dalë". Ata tashmë ishin të sigurt, mirëpo viti i parë i jetës së Nishan-it nuk ka qenë aspak i lehtë. "Kemi menduar se do të vdesim, disa herë madje. Nuk kishim para, as ushqim e as ilaçe. Të gjithë vuanin". Megjithatë, tashmë kur ka kaluar një vit, fati ka filluar t'i buzëqeshë Dolma-s, familjes së saj si dhe të gjithë bashkëfshatarëve, që ishin prekur nga tërmeti.

(Kosova Sot)