Dy familje nga Mirashi bëhen me shtëpi të reja

  • 28 April 2016 - 21:11
Dy familje nga Mirashi bëhen me shtëpi të reja

Pas vdekjes së bashkëshortit, barra e familjes ra mbi gruan

"I falënderoj të gjithë ata donatorë dhe Komunën që më ndërtuan shtëpinë e re. Kemi jetuar në një shtëpi të vjetër, së bashku me katër fëmijët e mi, dhe e kemi pasur mjaft ngushtë e vështirë të gjendemi", shprehet zonja e shtëpisë, Nysrete Loha, raporotn Gazeta Kosova Sot

Nysrete Lohaj nga fshati Mirash i komunës së Ferizajt, e cila deri tani jetonte në kushte të vështira, nga kjo javë jetën do ta vazhdojë në shtëpinë e re, të ndërtuar me fonde të Komunës dhe ato humanitare. Një gala mbrëmje e organizuar para disa muajve mundësoi që të mblidhen mjete financiare në mënyrë që familjet e varfra të mund të bëhen me kulm mbi kokë. Ajo shprehet falënderuese ndaj të gjithë vullnetmirëve që kontribuuan në ndërtimin e shtëpisë së saj. Tregon se barra e familje i është bërë edhe më e rëndë pas vdekjes së bashkëshortit, por që me ndihmën e njerëzve vullnetmirë ajo po ia del të rrisë e të edukojë 4 fëmijë. "I falënderoj të gjithë ata donatorë dhe Komunën që më ndërtuan shtëpinë e re.

Kemi jetuar në një shtëpi të vjetër, së bashku me katër fëmijët e mi, dhe e kemi pasur mjaft ngushtë e vështirë të gjendemi", shprehet zonja e shtëpisë, Nysrete Lohaj. Shtëpisë së re këto ditë po i gëzohet edhe familja tre anëtarëshe e Xhelil Hamiti po nga fshati Mirash. I zoti i shtëpisë nuk gjen shumë fjalë të përshkruajë gëzimin për shtëpinë e re. Më shumë i flet buzëqeshja në fytyrë se sa fjalët e thëna. "I falënderoj të gjithë që më bën me shtëpi të re. Kemi pasur kushte shumë të rënda, por tashmë do të jetojmë në shtëpinë tonë të re", tha kryefamiljari Xhelil Hamiti. Familjen e Xhelil Hamitit me shtëpi të re e bëri Gyner Nuredini, pronar i firmës "Toni Kompani" në Ferizaj. Kënaqësinë e familjes që u bë me shtëpi të re e ndjeu edhe vetë donatori. "Duke parë kushtet e vështira të kësaj familjeje, vendosëm që ne të ndihmojmë përmes gala mbrëmjes që ka organizuar Komuna e Ferizajt, dhe jemi shumë të kënaqur që kjo familje u bë me shtëpi të re", u shpreh afaristi Gyner Nuredini. Shtohen përpjekjet për të rehatuar familje të pastreha Në inaugurimin e këtyre dy shtëpive mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa.

Ai me këtë rast ka falënderuar të gjithë donatorët që kanë ndihmuar në ndërtimin e këtyre shtëpive për rastet sociale. "Këto ditë edhe ne po i gëzohemi inaugurimit të njërës nga shtëpitë që është ndërtuar përmes mjeteve për ndërtimin e shtëpive edhe nga gala mbrëmja humanitare që është organizuar në Ferizaj, si dhe nga donatorët që janë zemërgjerë, por edhe nga diaspora. Me neve sot është Gafurr Sylejmani nga klubi "Kosova 91"që në bashkëpunim me bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë janë bërë pjesë e këtij aksioni me rreth 8 mijë e 500 euro, për ndërtimin e dy shtëpive për familjet skamnore", ka thënë kryetari Svarqa. Përzgjedhja e familjeve për ndërtimin e shtëpive është bërë nga një Komision komunal, i cili ka punuar gjatë për identifikimin e këtyre rasteve. Pritet që edhe rreth 30 shtëpi të përfundohen këto ditë për të zbutur hallet e shumë skamnorëve, të cilëve u është dashur që jë kohë të gjatë të jetojnë në kushte të mjerueshme banimi.

(Kosova Sot)