Dhunuan dhe i grabitën lekë e cigare një fieraku, policia e Tepelenës arreston 3 persona

  • 29 April 2016 - 09:31
Dhunuan dhe i grabitën lekë e cigare një fieraku, policia e Tepelenës arreston 3 persona

Policia e Tepelenës ka zbardhur një grabitje, e cila ka ndodhur në datën 19 mars, duke arrestuar edhe 3 persona, si autorët e dyshuar të grabitjes, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

"Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, me datë 19.03.2016, në vendin e quajtur “Mogila”, në segmentin rrugor nacional Krahës – Memaliaj, kanë keqtrajtuar fizikisht e më pas i kanë vjedhur me dhunë një shumë lekësh, një telefon celular dhe një sasi të konsiderueshme stekash me cigare shtetasit  M.L, banues në Fier. Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 151 steka me cigare të llojeve të ndryshme dhe 180 qese me duhan të grirë”, sqaron policia. 

Policia bën me dije se të arrestuarit janë: Erment Hasanaj, 31 vjeç, banues në Fratar, Mallakstër; Kelmend  Skënderaj, 22 vjeç, banues në Poçem, Mallakastër; Ermal Aliaj, 24 vjeç, banues në Poçem, Mallakastër si dhe u shpall në kërkim shtetasi J. I,  26 vjeç, banues në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 151 steka me cigare të llojeve të ndryshme dhe 180 qese me duhan të grirë.

Vijon puna për kapjen e autorit të katërt të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër per veprime te mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhune”, kryer ne bashkëpunim.

(Kosova Sot)