Sot diskutohet për zbatimin e MSA'së

  • 29 April 2016 - 09:43
Sot diskutohet për zbatimin e MSA'së

Ministria për Integrim Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal organizojnë sot konferencën informuese me Komunën e Prishtinës, “Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit Kosovë – BE dhe zbatimi i saj”.

Kjo konferencë mbahet në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës, duke filluar nga ora 10:00.

Marrëveshja e MSA-së në mes të Kosovës dhe bashkimit Evropian është nënshkruar në tetor të vitit të shkuar, ndërsa ka hyrë në fuqi më më 1 prill 2016.

(Kosova Sot)