PS kallëzon penalisht Sali Berishën

  • 29 April 2016 - 11:22
PS kallëzon penalisht Sali Berishën

Partia Socialiste ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme padi ndaj ish kryeministri te vendit, Sali Berisha.

Padi është dorëzuar nga deputeti i PS-së, Taulant Balla.

Padia, për deklaratat e Berishës të bëra në Parlament për ligjin e armatosjes së civilëve.

Nga foltorja e Kuvendit ish-kryeministrit Berisha u shpreh se shqiptarët duhet të pajisen me armë, duke kujtuar ligjin amerikan për armatosjen e civilëve.

“Unë kam një thirrje për shqiptarët: Merrni armë e armatosuni se s’keni siguri me këtë qeveri, për të mbrojtur pronat tuaja. Armatosuni!” U bëj thirrje shqiptarëve të armatosen, të sigurojnë armë, për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre se nuk kanë asnjë siguri, u bëj thirrje, nëse ju organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se ne dhe qytetarët jemi të gatshëm të ua kthejmë me të njëjtin mjet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni”- ka deklaruar Berisha.

Më parë, ish kryeministri është dënuar nga Byroja e Kuvendit me dy javë përjashtim nga të gjitha punimet e Parlamentit.

(Kosova Sot)