Rusët thonë se Assadi do të fillojë ofensivë të re mbi IS'in

  • 29 April 2016 - 11:48
Rusët thonë se Assadi do të fillojë ofensivë të re mbi IS'in

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, tha se ushtria siriane po përgatitë një ofensivë kundër grupit Shteti Islamik në qytetin Deir Ez-Zor dhe fortesën e militantëve në Raqqa.

Duke folur për agjencinë ruse të lajmeve, RIA, Aleksi Borodavkin, tha se forcat ajrore ruse do të mbështesin fushatën e trupave besnike ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Armata siriane rimori qytetin Palmira nga militantët e IS-it më 27 mars, pas disa javë luftimesh të ashpra dhe sulmeve ajrore ruse.

Kjo u mundësoi forcave të Assadit që të presin rrugën kryesore të furnizimeve të militantëve ndërmjet Sirisë perëndimore dhe “de fakto” kryeqytetit të tyre, Raqqa.

Ndërkohë, luftëtarët kurdë kanë kanë përparuar drejt qytetit Shaddadeh, duke prerë rrugët e furnizimit të IS-it ndërmjet Raqqas dhe Mosulit në Irak.

Por, rrugët që lidhin Raqqan dhe Deir Ez-Zorin mbeten ende nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik.

(Kosova Sot)