Inflacioni i eurozonës rezulton negativ

  • 29 April 2016 - 12:51
Inflacioni i eurozonës rezulton negativ

Inflacioni i eurozonës në muajin prill ka rënë përsëri. Sipas të dhënave të së premtes, nivelet e papara të masave stimuluese nga Banka Qendrore Evropiane nuk janë duke funksionuar.

Agjencia e statistikave Eurostat, ka thënë se inflacioni në prill ishte negative për 0.2%, krahasuar me 0% në mars.

Analistët e anketuar nga Factset, kompani hulumtuese e të dhënave, e kishin paraqitur një inflacion prej zero për qind, shkruan France24.

Papunësia në Eurozonë ka rënë në muajin mars për 10.2%, ka thënë Eurostat, duke shtuar se ky është niveli më i ulët në katër vjetët e fundit.

Ndërkohë rritja në eurozonë është forcuar për 0.6% në tremujorin e parë të vitit 2016. Të dhënat zyrtare të BE-së treguan dhe se ka shenja se ekonomia e ngadaltë në Evropë mund të përmirësohet.

(Kosova Sot)