Arrestohet në aeroport maqedonasi që trafikonte migrantë shqiptarë

  • 29 April 2016 - 12:59
Arrestohet në aeroport maqedonasi që trafikonte migrantë shqiptarë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një maqedonas në aeroportin “Adem Jashari”, i cili dyshohej se po tentonte të trafikonte dy migrantë shqiptar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e cekur duke tentuar që ti kontrabandoj dy viktima meshkuj K/Shqiptar”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)