Në mungesë të deputetëve u ndërpre seanca

  • 29 April 2016 - 13:51
Në mungesë të deputetëve u ndërpre seanca

Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës  Kadri Veseli, tha se 72 deputetë janë të deklaruar për meditje, kurse vetëm 54 e katër deputet ishin të pranishëm në seancën e Kuvendit.

Si pasojë e kësaj nuk u vazhdua mbajtja e kësaj seance.

Veseli tha që duhet të dalim ballë votës së popullit dhe të jem të pranishëm këtu, sepse me ndihmën e tyre kemi ardhur këtu ku jemi, raporton gazeta Kosova Sot Online.

Ndryshe në këtë seancë, do të duhej të miratoheshin këtë pika të rendit të ditës që kanë qenë:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e

kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961),

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer,

11. Votimi i anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit,

12. Votimi i Raportit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale,

13. Votimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës,

14. Votimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2014.

(Kosova Sot)