Siri: Rebelët bombardojnë xhaminë në Aleppo, 15 të vdekur

  • 29 April 2016 - 15:23
Siri: Rebelët bombardojnë xhaminë në Aleppo, 15 të vdekur

Mediat shtetërore sirianë bëjnë të ditur se rebelët kanë bombarduar një xhami në një zonë të kontrolluar nga focat qeveritare në pjesën veriore të qytetit Aleppo.

Raportohet se 15 njerëz kanë humbur jetën, ndërsa 30 janë të plagosur, transmeton koalb.com

Sipas agjensive shtetërore të lajmeve disa raketa kanë goditur xhaminë dhe rrethinat e saj pasi njerëzit po kryenin lutjet e tyre të së premtës.

Xhamia e goditur gjenden në lagjen Bab al-Faraj. Granatimet kanë ardhur menjëherë pas sulmeve ajrore qeveritare në disa pjesë të Aleppos që kontrollohen nga rebelët.

(Kosova Sot)