Prokuroria ka urdhëruar analiza të reja për rastin Krpaç

  • 29 April 2016 - 18:20
Prokuroria ka urdhëruar analiza të reja për rastin Krpaç

24vesti bën të ditur se Prokuroria Themelore Publike ka urdhëruar analiza të reja për rastin e Kosta Krpaç, pas kordinimeve dhe konsultimeve me Institution e Mjekësisë Ligjore

Qëllimi i këtij urdhëri lidhet me tentimet për të sqaruar dhe qartësuar ende më mirë këtë rast, ndërkaq ende nuk dihet asgjë se çfarë ka zbuluar Prokuroria Speciale Publike (PSP) në shtëpinë e tashmë të ndjerit, Kosta Krpaç, i cili ka qenë dëshmitar në lëndën ”Fortesa”., transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, sot është varrosur Kosta Krpaç, por jo edhe misteri i vrasjes së tij, pra nëse ishte vrasje apo vetëvrasje.

(Kosova Sot)