Nesër merret vendimi për masën ndaj Azem Sylës

  • 29 April 2016 - 18:38
Nesër merret vendimi për masën ndaj Azem Sylës

Gjyqtarja e procedurës për deputetin Azem Syla ka vendosur që nesër pasdite të merret vendimi për masën e paraburgimit me kërkesë të prokurorit të rastit

Syla deri nesër do të qëndrojë në ndalim policor., njofton Klan Kosova.

Avokati i Sylës, Tomë Gashi ka thënë se ky rast është hapur me dëshminë nga “Bllaca 4”.

Sipas Gashit, njëri nga 52 të akuzuarit bashkë me Sylën, tashmë është i vdekur.

(Kosova Sot)