Italiani 55-vjeçar bënte seks 15-vjeçaren, shoqen e shkollës së djalit

  • 29 April 2016 - 20:35
Italiani 55-vjeçar bënte seks 15-vjeçaren, shoqen e shkollës së djalit

Një italian 55-vjeçar nga Pesaro ka përfunduar në gjykatën e Ankonës nën akuzën e prostitucionit të të miturve. Burri mësohet se kishte bërë seks me një vajzë shqiptare vetëm 15 vjeçe, e cila ishte shoqja e klasës së djalit të tij.

Siç shkruan IL Mesaggero, raporti mes vajzës së mitur dhe burrit 55 vjeç kishte nisur që në vitin 2010, kur djali e kishte marrë vajzën në shtëpinë e tij, për të bërë detyrat. Kur kishte ardhur në shtëpi, djali i kishte prezantuar familjen vajzës, ndërsa babai kishte vazhduar të njihej më shumë me vajzën.

Babai i vajzës takohej dhe kishte bërë seks me vajzën gjatë këtyre viteve, në kohën kur në shtëpi nuk ndodhej djali i saj. Por pak kohë më parë vajza kishte vendosur që të denonconte burrin 55 vjeç duke e akuzuar për dhunë seksuale.

Fillimisht policia e kishte marrë denoncimin e vajzës, por më pas kishte pezulluar hetimet, pasi nuk kishte prova, plus që burri ka treguar se i kishte dhënë vajzës dhurata e lekë.

Me provat e reja, prokuroria kishte rihapur hetimet dhe tani kërkon dënimin e tij me 1 vit heqje lirie, edhe pse avokati pretendon se marrëdhënia mes tyre ishte bërë me pëlqimin e tyre.

(Kosova Sot)