Krasniqi: Po bisedojmë me partitë në pushtet për zgjedhjet e parakohshme

  • 29 April 2016 - 21:16
Krasniqi: Po bisedojmë me partitë në pushtet për zgjedhjet e parakohshme

AAK dhe NISMA po zhvillojnë takime me partitë në pushtet ndërsa çështje e diskutuar nga opozita janë zgjedhjet e parakohshme. KëShtu deklaroi Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën Jakup Krasniqi në emisionin ‘Debat’ në RTK.

Ai shtoi më tutje se do të zhvillohen edhe më tutje takime me ndërmjetësimin e shoqërisë civile dhe ambasadave për të diskutuar çështjen e normalitetit politik e që në interesin opozitar ky normalitet politik do të thotë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Krasniqi tha se duhet të vendosin organet e dy partive nëse përfaqësuesit e tyre do të vendosin të shkojnë në takimin që mund të ftojë Presidenti Hashim Thaçi.

(Kosova Sot)