Plagosje me thikë 27-vjeçari dërgohet në QSUT

  • 29 April 2016 - 21:21
Plagosje me thikë  27-vjeçari dërgohet në QSUT

Një 27-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 19:45 në rrugën “Dritan Hoxha”, pranë sheshit “Shqiponja”.

Blutë sqarojnë se ka patur një konflikt të çastit me mjete prerëse, si pasojë e të cilit është plagosur lehtë shtetasi M. N, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ai është dërguar në QSUT për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, raporton "Ora News". Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes.

(Kosova Sot)