Prokuroria të zbardhë abuzimet me fondet

  • 30 April 2016 - 08:02
Prokuroria të zbardhë abuzimet me fondet

Fati i "3-Përqindëshit" dhe "Vendlindja Thërret"

Të zgjerohet aksioni kundër grupeve kriminale

Zgjerimi i hetimeve nënkupton që para drejtësisë të dalin edhe zyrtarë të lartë të shtetit

Nisja e një procesi serioz, nga Prokuroria e Shtetit me EULEX-in, për të hetuar dhe për të nxjerrë para drejtësisë një grup të madh individësh të dyshuar për krim të organizuar dhe korrupsion, duke përfshirë aty edhe figura qendrore të luftës që kanë menaxhuar me paratë e popullit të dhuruara në funksion të mbështetjes së luftës çlirimtare, për njohësit e sundimit të ligjit dhe analistët politik, duhet të jetë një shans i mirë edhe për fillimin e hetimit të fondeve të luftës.

Sipas tyre, në këtë rast nuk do të duhej përjashtuar asnjëra palë, Fondin e "3- përqindëshit" dhe atë "Vendlindja thërret", ngase që të dyja këto fonde janë menaxhuar nga njerëz të të dyja partive të tanishme në pushtet dhe janë një segment i pasurimit të njerëzve në mënyrë antiligjore. Ishveprimtari i Lëvizjes ilegale në Kosovë dhe në diasporë, Muhamet Kelmendi, tani profesor i së Drejtës, i ka thënë gazetës se është një dështim i pafalshëm nga të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës, të cilat nuk kanë treguar as vullnetin më minimal në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit gjatë procesit të shtetndërtimit, por njëkohësisht kanë lënë në "harresë" edhe kërkimin e llogaridhënies për menaxherët e fondeve të luftës.

"Fillimisht fondi i "3- përqindëshit", ky fond ka jetuar deri në vitin 2001. Ky fond e ka pas krijuar edhe Bankën në Shqipëri me emërtim "Dardania Bank". Kjo bankë është shitur më vonë nga ana e Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafës. Duhet thënë se udhëheqës të të gjitha financave të tubuara nga Qeveria në mërgim e Kosovës kanë qenë Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa. Bujar Bukoshi në cilësinë e kryeministrit dhe Isa Mustafa si ministër i Financave...Fondi "Vendlindja thërret" është krijuar nga kryesia e LPK-së në vitin 1995. Udhëheqës është caktuar Jashar Salihu dhe në çdo shtet e ka pasur ky fond udhëheqësin e vet legal. Përgjegjës kryesor ka qenë për Fond Kryesia e LPK-së. Ky fond ka vepruar deri në fund të luftës së UÇKsë në Kosovë", tha për "Kosova Sot" prof. Kelmendi...(Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)