Kapet me 1500 fara bime narkotike, pranga 55-vjeçarit

  • 30 April 2016 - 10:05
Kapet me 1500 fara bime narkotike, pranga 55-vjeçarit

Policia e Fierit ka vënë në pranga Astrit Hodo, 55 vjeç, banues në lagjen “Allias” të Tiranës, i ndaluar fara bime narkotike.

Ndalimi i tij u bë ë hyrje të autostradës Levan-Tepelenë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” me targa AA 913 LG, në çantën e krahut iu gjetën 1500 fara bime narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1500 farat e bimës narkotike si edhe mjeti me të cilin po udhëtonte.

Hodo akuzohet për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, ndërsa në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit.

(Kosova Sot)