Finlanda dhe Suedia të hyjnë bashkë në NATO

  • 30 April 2016 - 10:30
Finlanda dhe Suedia të hyjnë bashkë në NATO

Finlanda, nëse hyn në NATO, duhet ta bëjë këtë njëkohësisht me Suedinë, por duhet të jetë gjithashtu e ndërgjegjshme se kjo do të provokojë një krizë me Rusinë, njoftuan sot ekspertët e thërritur nga qeveria e finlandeze.

“Aderimi i Finlandës në NATO pa Suedinë do të gjeneronte një situatë delikate në aspektin strategjik të një avanposti pa një vazhdimësi territoriale me NATO-n”, thanë ekspertët.

Qeveria e djathtë finlandeze kishte kërkuar këtë raport për shkak të intensifikimit të aktivitetit ushtarak të Rusisë në detin Baltik dhe pranë kufirit finlandez, si dhe për të vlerësuar argumentet pro dhe kundër një aderimi të mundshëm në Aleancën e Atlantikut. 

(Kosova Sot)