Joseph Daul: Kosova është në mes të Evropës

  • 30 April 2016 - 10:31
Joseph Daul: Kosova është në mes të Evropës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka treguar detaje gjatë takimit që kishte gjatë javës me kryetarin e Partive Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, citon kryetarin e EPP, t’i ketë thënë se” Kosova është mjedis Evrope” dhe se ai dëshironte që të ketë sa më shumë Evropë në Kosovë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ja positmi i plotë i Mustafës: 

Gjatë takimit që pata këtë jave me z. Joseph Daul, kryetar i Partive Popullore Evropiane (EPP), aty ku është anëtare LDK-ja, iu falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të EPP-së për integrimet evropiane të Kosovës dhe veçmas për procesin e liberalizimit të vizave. I thash se me këtë po e fuqizoni edhe më shumë orientimin proevropian dhe përkatësinë evropiane të qytetarëve të Kosovës.

Ai, derisa unë flisja, u ngrit nxori një hartë nga sirtari e vuri para nesh dhe më tha, shihe Kosova është mjedis Evrope, por problemi ynë është që ne të kujdesemi bashkërisht për Evropën. E kuptova se dëshironte të shtonte se ka nevojë të ketë edhe sa më shumë Evropë në Kosovë, sikurse edhe Kosovë në Evropë.

 (Kosova Sot)