Gjykata vendos sot për Azem Sylën

  • 30 April 2016 - 10:42
Gjykata vendos sot për Azem Sylën

Gjykata do të vendos sot për masën e sigurisë ndaj ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla, derisa mbrëmë qëndroi nën arrest policor.

Prokurori ka kërkuar 30 ditë paraburgim për ish deputetin Syla, i cili është arrestuar sot në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në Vërmicë.

Syla po dyshohet për krim të organizuar, tjetërsim të pronave, shpëlarje parash dhe falsifikim të dokumenteve.

(Kosova Sot)