Gruaja shkon në polici me dy qese kokainë në dorë, ajo që ndodh më pas i lë policët pa fjalë

  • 30 April 2016 - 12:17
Gruaja shkon në polici me dy qese kokainë në dorë, ajo që ndodh më pas i lë policët pa fjalë

Një grua u arrestua në Francë mëngjesin e së martës, pasi u fut në stacionin e policisë me dy qese me kokainë në dorë.

Gruaja nga Tuluza, identiteti i të cilës nuk u bë i ditur, ka hyrë në stacionin e policisë dhe i ka pyetur policët nëse ishte e pastër droga që kishte me vete.

Ajo i vendosi qeset mbi tavolinë dhe u drejtoi policëve një pyetje për cilësinë e kokainës, shkruan “Daily Mail”.

Kjo ka bërë që gruaja të arrestohet menjëherë dhe të merret në pyetje. Gruaja njihej në zonë si përdoruese e drogës.

(Kosova Sot)