Arifaj: Pallati i Rinisë në shfrytëzim të grupeve të interesit, të gjendet zgjidhje më e mirë

  • 30 April 2016 - 12:21
Arifaj: Pallati i Rinisë në shfrytëzim të grupeve të interesit, të gjendet zgjidhje më e mirë

Deputeti i AAK-së, Avni Arifaj, ka thënë se Pallati i Rinisë është në gjendej të mjerueshme dhe duhet të gjendet një zgjidhje e mirë.

Arifaj përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se ide e kota, patriotizmi retorikë i koti i politikanëve ka ndikuar që ky objekt të mbetet objekt i askujt por në shfrytëzim grupet e interesit.

Ja postimi i plotë i Avni Arifajt në Facebook:

“KUJT I SHËRBEN KY PALLAT I RINISË

Që nga koha kur Pallati i Rinisë ( ish-Boro Ramizi) u përfshi nga zjarri në vitin 2000, ky objekt është në gjendje të mjerueshme tash e 16 vjet. Ide të kota, patriotizëm e retorikë koti e politikanëve ka ndikuar që ky objekt të mbetet objekt i askujt por n? “shfrytëzim” të plotë nga grupe të caktuara të interesit. Në vitin 2010 kur Kosova dhe Prishtina qeverisej nga “tandemi Thaçi- Mustafa” ishte kryeneqësia e tyre e marrë që ky Pallat të humbë 10 milion euro të Komisionit Europian. Që të dytë atë kohë preferuan që Pallati i Rinisë të mbetet në duar të krimit perpara interesit të qytetarëve.

Pallati i Rinisë është ndërtuar nga kontributet e qytetarëve por kjo nuk do të duhej të shëndrrohet në pengmarrje të kryeqytetit. Duhet zgjidhje urgjente. Për momentin ky objekt është turpi i Kryeqytetit. Në çdo pjesë të tij kundërmon si të ishte qendër e nevojave fiziologjike. Tavanet e saj duken si mbetje nga lufta e dytë botërore kurse muret si remishencë e mjerë komunizmi. Qendër Kryesore Tregëtare në zemër të Kryeqytetit që mbyllet në ora 20:00 e ku biznesi më lukrativ është stërdhënia me qira e duqaneve butikeve kryesishtë pa emër e pa cilësi. Një shtet dhe një qytet në shërbim të qiraxhinjve. Të gjindet zgjidhja e secila zgjidhje është më e mirë se aktualja”, shkruan ai.

(Kosova Sot)