Lunacek: Kosovës duhet t’i lejohet pjesëmarrja në Eurovision

  • 30 April 2016 - 15:03
Lunacek: Kosovës duhet t’i lejohet pjesëmarrja në Eurovision

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin e Evropian, Ulurike Lunacek ka reaguar kundër vendimit të EBU-së për vendosjen e flamurit të ISIS-it në të njëjtin nivel me disa shtete evropiane që nuk marrin pjesë në garën evropiane të muzikës.

Lunacek, në një postim në rrjetin social Twitter, ia ka përkujtuar Eurovisionit se Kosova është e njohur nga 111 vende anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe se është koha e duhur që këngëtarët kosovarë ta përfaqësojnë vendin e tyre në këtë garë.

“Në raportet e mia për Kosovën vazhdimisht e kam bërë të qartë se Kosovës duhet t’i lejohet pjesëmarrja në Eurovision dhe për pesë vendet anëtare të BE-së që po e shtyjnë njohjen e saj”, ka thënë Lunacek.

“Ne Parlamenti Evropian nuk duam që këngëtarët e Kosovës të mbesin të përjashtuar nga Eurovisioni ose të këndojnë për shtetet tjera – siç veproi Rona Nishliu në vitin 2012, duke kënduar për Shqipërinë dhe me sukses përfundoi në pozitën e pestë”.

(Kosova Sot)