Një muaj paraburgim për Azem Sylen

  • 30 April 2016 - 15:36
Një muaj paraburgim për Azem Sylen

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se një gjyqtar i EULEX-it ka marr vendim për caktimin e masës një muaj paraburgim për ish-deputetin e PDK-së, Azem Syla.

“Këtë pasdite një gjyqtar i EULEX-it mori vendimin për të caktuar masën e paraburgimit prej një muaj, për të pandehurin A .S. Gjyqtari i procedurës paraprake të EULEX-it kishte lëshuar një flet-arrest për të pandehurin më 26 prill 2016. Ai është arrestuar më 29 prill 2016 dhe sjellur para një gjyqtari të EULEX-it për caktimin e paraburgimit. Rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK). Të gjitha palët kanë të drejtë ankese”, thuhet në njoftim, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

 Syla akuzohet për tri vepra të rënda penale: Krim të organizuar, pastrim parash dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

(Kosova Sot)