Vazhdojnë sulmet ajrore në Aleppo, njoftohet për më shumë viktima

  • 30 April 2016 - 16:37
Vazhdojnë sulmet ajrore në Aleppo, njoftohet për më shumë viktima

Forcat qeveritare siriane kanë vazhduar sulmet ajrore në lagjet e kontrolluara nga rebelët në qytetin verior të Aleppos, ka njoftuar Observatori sirian për të Drejta të Njeriut.

Ky grup, me bazë në Britani të Madhe, tha se 20 sulme të ndara ajrore kanë pasur cak këtë qytet, dhe kanë vrarë të paktën pesë njerëz.

Sidoqoftë, një armëpushim i përkohshëm u bë i ditur dje nga ushtria siriane, dhe ai po mbahet në provincën Lataka dhe në periferi të Damaskut.

Aleppo është përjashtuar nga ky armëpushim i përkohëshëm.

(Kosova Sot)