Zaev përsëri mundohet të përfitojë me bombat për rastin 'Monstra'

  • 30 April 2016 - 17:29
Zaev përsëri mundohet të përfitojë me bombat për rastin 'Monstra'

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, tha se do e publikojë “bombën” e shumëpritur, atë të rastit Monstra.

“Kjo do të ndodhë në maj, para protestës së paralajmëruar”, ka thënë Zaev.

Lideri i LSDM-së i ndërpreu “bombat” sapo iu afrua lëshimit të audioinçizimit për rastin në fjalë, vrasjen e pesë shtetasve maqedonas në liqenin e Smillkovës, ku janë akuzuar e më pas dënuar me burgim të përjetshëm një grup shqiptarësh.

Por ky mendohet të jetë një rast krejt i montuar, për çka shqiptarët e Maqedonisë janë në pritje që Zaev ta zbulojë. Familjarët e të dënuarve, kanë akuzuar këtë të fundit se qëllimisht, për pakte të ulëta politike, i është shmangur në çastet e fundit publikimit të Monstrës.

Ndërkohë, bëhet me dije se Zaev ka premtuar dhe publikimin e përgjimeve për vdekjen e kryeredaktorit të Fokus-it, Nikolla Mlladenov si dhe për rastin Martin Neshkovski.

(Kosova Sot)