Mësuesi pëson infarkt në klasë, nxënësit tronditen

  • 30 April 2016 - 17:34
Mësuesi pëson infarkt në klasë, nxënësit tronditen

Nxënësit e shkollës “Roundhill Academy” në Thurmaston, Leicestershire, kanë mbetur të shokuar kur mësuesi i tyre ka pësuar infarkt në klasë.

Sipas medieve vendase, mësuesi ka pësuar një atak në zemër përpara të gjithë nxënësve të tij.

Kështu, mësuesi i gjeografisë Ian Babington ishte duke dhënë mësim në shkollë kur ndodhi ngjarja.

Ai është dërguar menjëherë në spital por ndërroi jetë ditën tjetër. Nxënësit janë shprehur se mësuesi ishte “i sjellshëm dhe i dashur”.

(Kosova Sot)