E zunë rrënojat e objektit ku punonte, vdes 48-vjeçari

  • 30 April 2016 - 20:11
E zunë rrënojat e objektit ku punonte, vdes 48-vjeçari

Një person ka ndërruar jetë, pasi është zënë poshtë nga rrënojat e një objekti ku ai po punonte. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Grudë të Shkodrës.

Sipas burimeve policore, viktima është shtetasi Gjin Leka, punëtor ndërtimi. 48-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(Kosova Sot)