Femra në komë i dëgjonte mjekët teksa thoshnin nuk mbijeton

  • 30 April 2016 - 21:26
Femra në komë i dëgjonte mjekët teksa thoshnin nuk mbijeton

Brisa Alfaro 34-vjeçare u bë e burgosur në trupin e saj pas pësimit të një sulmi në tru dhe zhvillimit të sindromës së bllokimit, një sëmundje e tmerrshme sipas së cilës mendja e saj ka funksionuar por nuk ka qenë në gjendje që të komunikojë. E paaftë për të lëvizur ose folur, ajo ishte e vetëdijshme për gjërat që e rrethonin dhe mund të dëgjonte gjithçka, duke përfshirë mjekët dhe anëtarët e familjes, por ata nuk e dinin një gjë të tillë,shkruan gazeta Kosova Sot.

Ajo është përpjekur shumë që të komunikojë me ta derisa po qëndronin pranë shtratit të saj."Dëshiroja që ta dinë se jam e zgjuar", ka thënë ajo."Dëshiroja që ata ta dinë se isha duke i dëgjuar dhe se më kujtoheshin gjërat. Kur e dëgjova mjekun duke thënë se ka gjasa që të vdesë, u tmerrova. Ishte sikur të isha në një ëndërr të tmerrshme, por në të cilën isha e zgjuar", ka shtuar ajo.

Brisa Alfaro was just 32 when she suffered a stroke which left her in a coma

"Derisa isha në aeroplan fytyra filloi që të më ënjtet"

Zonjusha Alfaro, artiste e zbukurimit të thonjve, ra në komë pas pësimit të sulmit në tru, kur iu ndërpre furnizimi i trurit me gjak, në vitin 2014, kur ishte vetëm 32-vjeçare. Pasi që është prekur memoria e afatit të shkurtë nga incidenti i tmerrshëm, asaj nuk i kujtohen hollësitë ose datat e gjërave që kanë ndodhur. Megjithatë, asaj i kujtohet se ishte duke udhëtuar me aeroplan nga Los Anxhelosi për në Nju-Jork, kur e pësoi një reagim të rëndë alergjik, ndërsa nuk është e sigurt se çfarë e shkaktoi atë. "Derisa isha në aeroplan fytyra filloi që të më ënjtet dhe jam ndier tmerrshëm", ka thënë ajo. "Sapo mbërrita në shtëpi, menjëherë i konsumova dy tableta kundër alergjisë dhe shkova që të flejë. Shpresoja se do të ndjehesha më mirë, por kjo nuk ndodhi", ka shtuar Brisa. Duke u ndier keq pas zgjimit, ajo i telefonoi nënës së saj Linda-s në Kaliforni, ndërsa përmes videos ajo e shikoi fytyrën e ënjtur të bijës së saj dhe i tha që të shkojë në spital. Pas arritjes së spitalin vendor në Kuins të Nju-Jorkut, ajo u trajtua për reagimin e saj alergjik, por, derisa ishte e ulur në shtratin e spitalit ajo pësoi një sulm të rëndë në tru. 

Miss Alfaro went into a coma when she suffered a stroke

Për tre muaj, ajo është ushqyer me gyp

Asaj ende nuk i kujtohet se çfarë ndodhi më pas, por i kanë thënë se ishte transferuar në Spitalin Universitar Prezbiterian të NjuJorkut."Në mënyrë bizare, mjekët nuk mendojnë se reagimi alergjik të cilin e pësova ishte i lidhur me sulmin në tru", ka sqaruar ajo. "Ata mendojnë se ishte vetëm një rastësi dhe në fakt nuk e dinë se çfarë e ka shkaktuar sulmin në tru. Po të mos isha në spital, nuk do të mund të trajtohesha aq shpejt dhe ka gjasa se nuk do të mbijetoja", ka shtuar ajo. Familja e saj, duke e përfshirë nënën e saj, babanë Gus dhe vëllezërit Omar tani 37- vjeçar, dhe Jordan tani 30-vjeçar, janë thirrur dhe kanë ardhur menjëherë që të qëndrojnë pranë shtratit të saj derisa ajo ishte pa vetëdije.

Pas rreth një jave, ajo u zgjua, por askush nuk e dinte se ajo ishte e palëvizshme dhe memece. "I dëgjoja mjekët dhe anë- tarët e familjes duke lëvizur. Ata po flisnin në lidhje me mua, për trajtimin dhe gjasat për të mbijetuar", ka thënë Brisa. Ajo ka thënë fakti që nuk është pritur se do të bëjë më mirë ia ka shtuar vullnetin dhe pas një jave vuajtjeje nga sindromi i bllokimit, gishtërinjtë e saj lëvizën. Nëna e saj e vërejti dhe i tregoi mjekut. Që nga ai moment, gjërat filluan që të përmirë- sohen gradualisht. Gjymtyrët tjera të saj filluan gjithashtu të lëvizin, dhe ajo ngadalë doli nga koma, edhe pse kishte mbetur shumë e dobët. Për tre muaj, ajo është ushqyer me gyp, ndërsa për dy muaj pas sulmit në tru, derisa ishte ende në spital, ka lëvizur me ndihmën e karriges me rrota, por ngadalë filloi që t'i përdorë edhe këmbët.

She had to learn how to walk again but astonished doctors, who feared she would not survive the stroke, by battling to make a full recovery and starting gym sessions to rebuild her strength

"Po përparoja shumë më shpejtë sesa që shpresonin të tjerët. Fillova që të shkoj në palestër dhe me ndihmën e trajnerit fillova të ngre lart gjëra shumë të vogla. Ishte e çuditshme pasi që më parë kam qenë shumë aktive, por e pranova faktin se gjërat kishin ndryshuar", ka thënë ajo. E interesuar për t'u treguar të tjerëve se si ishte, Alfaro vendosi që të tregojë për përparimin e saj përmes rrjetit social. "Vendosa që ta tregoj përparimin tim në 'Instagram' dhe u bëra me qindra ndjekës."Gjatë muajve të ardhshëm mora pjesë në fizioterapi dhe kërkova që të më fotografojnë derisa po ushtroja. Pranë fotografive shkruaja 'jo më ditë të këqija', isha e vendosur që të bëhesha sërish mirë. Pak nga pak po më përmirësohej gjendja, por ende e kisha shumë vështirë", ka thënë ai.   

(Kosova Sot)