Përurohet “Kulla e Janjevës”! (Foto)

  • 30 April 2016 - 22:05
Përurohet “Kulla e Janjevës”! (Foto)

Është përuruar “Kulla e Parisit” në Janjeve të Lipjanit, sot në mbrëmje, me ç’rast e tërë kulla është ndriçuar me ngjyra të llojllojshme.

Pjesëmarrës në këtë ngjarje ka qenë edhe ministri i Punës dhe mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, si dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Abrashi ka servuar edhe disa fotografi, ku shihet bashkë me Ahmetin dhe pronarin e restaurantit “Anija”, Bekimin.

“Me plis në Paris jo, po në Janjevë!
Së bashku me Kryetarin Imri Ahmeti dhe Bekimin, pronarin e restaurant Anija në Janjevë.
Gëzohem kur shoh iniciativa kreative si kjo që u përurua sot, dhe që kanë ndikim pozitiv nē ekonominë lokale.
Suksese”, ka shkruar Abrashi në facebook.

(Kosova Sot)

13087589_1165552763463890_945397984716711954_n

13095946_1165552716797228_175701458540996252_n