Dega në Ferizaj: Jep dorëqje kryetari dhe gjithë kryesia e NISMA-s

  • 30 April 2016 - 22:12
Dega në Ferizaj: Jep dorëqje kryetari dhe gjithë kryesia e NISMA-s

Përmes një njoftimi kryesia e NISMA-s dega në Ferizaj ka bërë të ditur se në një mbledhje te mbajtur këtë të shtunë ka dhënë dorëheqje kryetari i degës Valon Ramadani dhe e gjithë kryesia e kësaj dege në Ferizaj.Në arsyetim të këtij njoftimi thuhet se koalicioni AAK/NISMA ka shuar shpresat e anëtarësisë për një opozitë të bashkuar dhe realizimin e aspiratave të këtij subjekti politik.

Komunikatën e plotë të NISMA-s dega në Ferizaj mund ta lexoni në vazhdim:

Vendim

Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj), aprovon kërkesën për dorëheqje të Kryetarit të partisë NISMA – dega në Ferizaj, Z. Valon Ramadani.

Dorëheqje të parevokueshme japin edhe të gjithë anëtarët e Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj, si dhe anëtarët e kryesisë së rinis të këtij subjekti politik në Ferizaj.

Arsyetim

Dispozitivin e këtij vendimi, Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj) e arsyeton për faktin se koalicionit parazgjedhor AAK/NISMA, tani më ka shuar shpresat e krijuara të qytetarëve, se një opozitë e bashkuar sinqerisht një ditë do ta ndryshonte qeverisjen ekzistuese në vend.

Anëtarët e Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj), erdhën në përfundim (me një apstenim), se koalicioni parazgjedhor AAK/NISMA, nuk do të shkon as se si, në të mirë të partisë NISMA duke përfshirë edhe – degën në Ferizaj, për arsye se ky kualicion nuk mendojmë se është lidhur, duke respektuar parimin për një shtet ligjorë, e që ishte MAKSIMA mbi të cilën u themelua subjekti politik NISMA për Kosovës, dhe si pasoj e kësaj Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj), mendon se me koalicionin në fjalë, nuk do të fiton asgjë qytetari i Kosovës, sikur se as vet Republika e Kosovës në kuptimin e shtetit ligjor, mbi këtë fakt dhe shumë arsye të tjera në kuptimin parimor politik dhe ideologjik, e që nuk janë në një vijë të drejtë në mes këtyre dy subjekteve politike (AAK/NISMA), Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA – dega në Ferizaj)vendosi si në dispozitivin e këtij vendim.
Çdo komunikim me media dhe qytetar nga partia NISMA – dega në Ferizaj, shpallet i përmbyllur me rastin e publikimit të këtij njoftimi për shuarjen e kësaj dege.
Duke i falënderuar të gjithë qytetarët e Ferizajt, aktivistët, dhe strukturat e partisë NISMA – dega në Ferizaj për kontibutin e tyre të dhënë në këtë subjekt.

(Kosova Sot)