BE-ja dënon sulmin ndaj parlamentit irakian

  • 30 April 2016 - 23:02
BE-ja dënon sulmin ndaj parlamentit irakian

Shefja evropiane e Diplomacisë, Federica Mogherini, dënoi sot sulmin ndaj Parlamentit irakian nga mijëra manifestues, duke paralajmëruar kundër një destabilizimi të mundshëm të vendit.

“Sulmi që ndodhi sot kundër Parlamentit irakian dhe dhuna e manifestimeve në Bagdad rrezikon të përkeqësojë një situatë të tensionuar”, deklaroi Mogherini, në një komunikatë.

Mogerini theksoi gjithashtu se “është urgjentisht e nevojshme të rikthehet sa më shpejt në rend (…) në interes të popullit irakian dhe të të gjithë rajonit që përballet me shumë kërcënime”.

Mijëra manifestues hynë sot në Zonën e Gjelbër në Bagdad dhe disa prej tyre filluan të bastisin Parlamentin irakian pas rrëzimit nga deputetët të qeverisë së re, sipas gazetarëve në terren.

(Kosova Sot)